Shejtani mysafir i urdhëruare

0 990

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Sipas transmetimit tё Muadh ibn Xhebelit thuhet se İbn Abbasi r.a ka thёnё: “ Njё
ditё ishim tё mbledhur nё shtёpinё e njё Ensari (Medinasi) bashkё me Pejgamberin
a.s dhe me plotё kuptim ishte formuar njё xhemat. İshim tё thelluar nё bisede kur
njё zё nga jashtё filloi tё thёrriste “O i zoti i shtёpisё, o ju qё jeni brenda! A mё jepni
leje tё hy brenda edhe mua se kam njё lutje prej jush si dhe njё gjё pёr tё
shqyrtuar. Tё gjithё tё pranishmit kёthyen kokat nga i Dёrguari i All-llahut xh.sh dhe
po prisnin qё tё flasi. Edhe kёtu si ku do tjetёr shokёt e Pejgamberit a.s treguan
rrespektin qё kishin ndaj tij sepse ai ishte prijёsi i tyre.Pejgamberi a.s e mori
situatёn nё dorё dhe i pyeti shokёt e tij tё pranishёm: A e dini se kush ёshtё ky qё
po kёrkon leje pёr tё hyrё brenda
Tё pranishmit u pёrgjigjen: All-llahu xh.sh dhe i dёrguari i Tij e di mё sё miri. Pas
kёsaj Pejgamberi a.s u pёrgjigj: ai ёshtё iblisi shejtani i mallkuar. Nё atё moment
Omeri r.a e i drejtohet Pejgmaberit a.s: O i dёrguar i All-llahut xh.sh mё jep leje ta
vras kёtё tё mallkuar. Pejgmaberi a.s: Lere vrasjen mё njё anё o Omer a nuk e din
se All-llahu xh.sh i ka dhёnё njё jetё tё caktuar atij. Dhe shtoi Pejgamberi a.s hapeni
derёn le hyjё brenda sepse a ika marrur leje pёr tё ardhur kёtu prandaj dёgjojeni
mirё seç farё do tё flasё. İ hapёm derё dhe i mallkuari na u bё i dukshёm por çfarё
tё shohim njё plak tё shёmtuar pa mjekёr vetёm me 6-7 qime si tё kalit nё fytyrё
sytё i shikonin lart kokёn e kishte si tё njё elefantit tё madhe he buzёt si tё bullicёs.
Kur u fu brenda na pёrshёndeti nё kёtё mёnyrё: Paqa e All-llahut qoftё mbi ty o
Muhammed dhe mbi ju o xhemati (mbledhimi) musliman. Pejgamberi a.s u pёrgjigj
nё kёtё mёnyr: Paqa ёshtё e All-llahut xh.sh o i mallkuar. Dhe shtoi dёgjıva se ke
ardhur pёr njё punё, ndaj mё trego se pёr çfarё pune ke ardhur. Shejtani u pёrgjigj:
nuk kam ardhur me dёshirёn time por mё detyruan qё tё vij. Pejgmaberi a.s çfarё
detyrimi o i mallkuar? Mё erdhi njё melek dhe mё tha tё ka urdhёruar All-llahu xh.sh
qё tё shkosh tek Pejgamberi a.s me njё pamje tё poshtёruar dhe pa mendjemadhёsi.
Do tё shkosh tё tregosh se si i mashtron dhe do ti mashtrosh bijtё e Ademit a.s. Do
tё pёrgjigjesh drejtё kur tё pyesin Pejgamberi a.s. Mё tha nёse shton diçka mbi tё
vёrtetёn do tё bёj pluhur dhe era do tё mbarti nёn kёmbёt e armiqve ku ata do tё
shqelmojnё. Kёshtu o Muhammed mbaj nje urdhёr nga All-llahu xh.sh. Prandaj pyet
çfarё tё duash o Muhammed se pёrgjigjet e mia do tё jenё tё drejta sepse nёse tё
gёnjej nuk ka gjё mё tё rёndё pёr mua ses a tё tallen armiqtё e mi me mua.
Pas kёsaj Pejgamberi a.s i tha me qё do tё jesh i drejtё nё pёrgjigje atёhere mё
thuaj kush ёshtё njeriu qё urren mё sё tepёrmi? Nga tё gjithё krijesat e All-llahut
xh.sh ti je o Muhammed njeriu qё urrej mё sё shumti. Pastaj cili mund tё jenё ai qё
mund tё bёhet si ti. Pejgamberi a.s: Pas meje ke urren mё shumё? Shejtani: Ate
njeri tё ri qё ёshtё i drejtё dhe pasurinё e tij e harxhon nё rrugёn e All-llahut xh.sh.
Biseda vazhdon me pyetje e pёrgjigje. Pejgamberi a.s pyet ndёrsa shejtani i
mallkuar pёrgjigjet. Pastaj ke urren tjetёr? Atё dijetarё qё ёshtё i durueshёm dhe
largohet nga punёt e dyshimta. Pastaj atё tё varfёrin qё ёshtё i durueshёm dhe nuk
ia tregon asnjё njeriu gjёndjen qё ka. Pejgmaberi a.s: Si e kupton se ai i varfёr ёshtё
i durueshёm? E kuptoj nga mos ankimi i tij tek tё tjerёt sepse All-llahu xh.sh atё qё
ankohet pёr gjendjen qё ka nuk e rregjistron tre ditё nё listёn e durimtarёve. Pas
kёtyre ke urren tjetёr? Tё pasurin qё falenderon All-llahun xh.sh vazhdimisht. Si e
kupton se ky i pasur falenderon All-llahun xh.sh? Nёse ky i pasur fiton nga hallalli (e
lejuara) dhe shpenzon vetёm nё hallall (tё lejuar) atёhere e kuptoj sek y ёshtё prej
atyre qё falendeojnё All-llahun xh.sh.

Kёtё herё Pejgamberi a.s e ndryshon mёnyrёn e tё pyeturit. Mё trego si ndjehesh
kur ummeti im ngrehet pёr tё falur namazin? O Muhammed atёhere mua mё
rrёnqethin ethet dhe filloj tё dridhem. Pёrse dridhesh o i mallkuar? Sepse kur njё
njёri shkon nё sexhde me njё herё ngrehet njё gradё mё lart tek All-llahu xh.sh. Kur
agjёrojnё si ndjehesh? Atёhere unё lidhem deri sa tё hapin agjёrimin nё iftarё. Kur
kryejn haxhin si ndjehesh? Atёhere unё shkrihem sikur shkrihet plumbi mbi zjarr.
Kur japin lёmoshё si ndjehesh? Atёhere gjendja ime ndryshon komplet. Ai qё jep
lёmoshё mё ngjanё si ai njeriu qё ka marrё nё dorё njё shqrrё dhe do tё mё ndajё
nё dy pjesё. Pejgamberi a.s e pyet pёr arsyen se pse tё duket sikur pot ё ndanё nё
dy pjesё o Ebu murre (i ati i turpit)? Shejtani pёrgjigjet: sepse nё lёmoshё ka katёr
bukuri ku ata janё:
1- All-llahu xh.sh i shton begatitё (bereqetin) atij qё jep lёmoshё.
2- Ky njeri bёhet i dashur pёr mjedisin ku ndodhet.
3- All-llahu xh.sh ndёrton njё perde midis xhehennemit dhe atij qё jep lёmoshё.
4- All-llahu xh.sh largon çdo tё keqe nga ai si dhe çdo mёrziti.
Pastaj Pejgamberi a.s i bёri disa pyetje pёr shokёt e tij. Çfarё mё thua pёr Ebu
Bekrin? Ai nuk mё ka dёgjuar para islamit e si tё mё dёgjojё tan ime pranimin e
islamit. Pёr Omerin çfarё mё thua? Shejtani: Betohem nё emrin e All-llahut xh.sh sek
u do qё e shoh iki prej tij. Pёr Othmanin çfarё mё thua? Nga Othmani turpёrohem
mё shumё se melekёt e All-llahut xh.sh qё turpёrohen prej tij. Dhe shton shejtani:
ah sikur Othmani tё mё lёnte mua edhe unё do ta lёja atё tё qetё. Unё jam i gati pёr
ta lёnё atё tё qetё por ai nuk pranon tё mё lёr tё qetё. Pas kёtyre pёrgjigjeve
Pejgamberi a.s tha: “Falenderimi i qoftё All-llahut xh.sh qё i dha lumturi ummetit tim
dhe ty tё dha afat me kohё tё caktuar”. Kur shejtani dёgjon kёto fjalё nga
Pejgamberi a.s thotё: larg ёshtё lumturia e ummetit tёnd dhe ku ёshtё ajo lumturi?
Si mund ta ndjesh lumturinё ose freskinё e ummetit tёnd kur e din se unё jam nё
jetё dhe me njё kohё tё afatizuar? Unё do tu hy nё venat e gjakut tё tyre , do tё
pёrzihem nё mishin e tyre e ata nuk do arrijnё tё kuptojnё dhe as tё shohin gjё.
Betohem nё emrin e All-llahut xh.sh i cili mё krijoi dhe me dha njё afat tё caktuar se
tё gjithё ata do ti lakmoj. Xhahilat (injorantёt) dhe dijetarёt, tё shkolluarit dhe tё pa
shkolluarit, tё larguarit nga rruga e All-llahut xh.sh dhe ata nё rrugёn e All-llahut
xh.sh. Asnjё nga kёto nuk do mё shpёtojё nga duart e mia pёrveç atyre qё janё tё
sinqertё dhe tё pastёr nё besimin e tyre. Pejgamberi a.s: Sipas teje cilёt janё tё
sinqertё dhe tё drejtё nё besim? O Muhammed ai qё dashuron malin e kёsaj bote
dhe paranё nuk mund tё jenё asnjё herё i sinqertё tek All-llahu xh.sh nё besimin e
tij. Kur shoh ndo njё njeri qё nuk ёshtё i dhёnё pas pasurisё dhe lakmive tё kёsaj
bote atёhere kuptoj se ky njeri ёshtё i sinqertё dhe i drejtё nё besimin tij tek Allllahu
xh.sh prandaj largohem prej tij dhe e lё nё punёn e vet. Personi qё mua mё
rrespekton mё sё shumti ёshtё ai person i cili ёshtё i dhёnё pas pasurisё dhe
lavdёrohet me veten. İblisi vazhdon tё tregojё: A nuk e di ti o Muhammed se njё nga
mёkatet mё tё mёdha ёshtё tё dashurohesh pas pozitёs dhe pasurisё.

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy