Djaloshi që shkonte në xhami

0 861

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje zgjohej herët pastrohej, dergonte salavate mbi Pejgamberin alejhi salatu we selam, vishte rroba të reja dhe shkonte në xhuma siç duhej të shkonte. Një ditë duke shkuar rrugës rrëshqiti dhe u rrëzua në një grop me baltë, djaloshi nuk u nervozua por i qetë u kthye në shtëpi, ndërroj teshat dhe shkoi në xhami. E njëjta gjë i ndodhi edhe xhuman e dytë, duke ecur u rrëzua prap në baltë, por përsëri u kthye në shtëpi, u pastrua dhe shkoi të falte xhumanë. Në xhumanë e tretë kur mbërriti afër gropës me baltë, një plak e ndali atë dhe i tha që ta vazhdonin rrugën bashkë deri në xhami, kësaj here nuk u rrëzua ngaqë plaku i tha të shkonin nga një rrugë tjetër, kur mbërritën, djaloshi e ftoi të hynin në xhami të faleshin, por plaku refuzoi duke thënë se e ka të ndaluar për të hyr në xhami, djaloshi e pyeti: -Pse? Plaku ia kthehu: -Un nuk jam njeri por jam Iblisi (shejtani) Djaloshi çuditshëm pyeti: -Si ka mundësi që një shejtan të ndihmoj për të mirë? Shejtani iu përgjigj: “Kur ti u rrezove herën e parë, u ktheve në shtëpi, u pastrove dhe shkove përsëri në xhami Allahu të fali ty, ndërsa herën e dytë, përsëri të fali ty por edhe familjaret e tu dhe fisin tënd, e kësaj here nuk lejova të rrëzohesh dhe Allahu të të fal më shumë!

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy